Endri Sejdi mësohet se është i riu shqiptar i cili humbi jetën menjëherë pas aksidentit të rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, 12 tetor.
Sipas mediave italiane ju kujtojmë se ngjarja ndodhi në Morolense, në zonën e Supino.
Shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys.
Siç ju raportuam dhe në mëngjes, Sejdi ishte në makinë me tre shokë të tjerë, të cilët përfunduan në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.


