POGRADEC- Një aksident fatmirësisht pa pasoja serioze u regjistrua pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë.
Burimet thanë se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka bërë rrëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.


