Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, ku një automjet dyshohet se i ka prerë rrugën një motoçiklete.
Për pasojë, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.


