Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan-Mifol, në zonën e Ferrasit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në kanalin anësor.
Tre persona të lënduar u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin trajtim mjekësor. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


