Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Magazina kthehet në “shtëpi bari”/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, mes tyre edhe 3 punonjës të OSHEE. Zbulohet organizatori (EMRI)

    October 11, 2024
    Magazina kthehet në serë kanabisi/ Përfundojnë në pranga 7 persona në Tiranë, mes tyre edhe tre punonjës të OSHEE
    Pamje nga magazina

    TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga të paktën shtatë persona, pasi me finalizimin e operacionit  “Tuneli” është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një objekt ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

    Bëhet me dije se organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili është shpallur në kërkim.

    Mes shtatë personave të arrestuar, tre prej tyre  janë  raportohen të jenë punonjës të OSHEE-së.

    “- E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    – E. C., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    – G. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Tiranë

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

    Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

    Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një objekt ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

    Arrestohen 7 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së.

    Shpallet në kërkim një tjetër dhe procedohet penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tuneli”.

    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

    – E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

    – Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

    – E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    – E. C., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

    – G. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasi S. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.

    Shtetasit E. T., Sh. T., A. L., E. L., dhe S. K., në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

    Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    arrestohen 7 persona në Tiranë policia e tiranes Saimir Karaj tre punonjës të OSHEE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.