Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Mafia shqiptare, zotër të ardhshëm të Europës”, rrëfimi tronditës i një anëtari të ’Ndranghetës

    September 25, 2025

    Gazetari investigativ italian, Nello Trocchia, ka zbuluar detaje tronditëse mbi fuqinë e mafias shqiptare, duke u bazuar edhe në rrëfimet e anëtarëve të mafias italiane ’Ndrangheta. Sipas tij, mafia shqiptare sot përfaqëson një forcë kriminale në Europë që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili vetë ’Ndranghetës, organizata mafioze më e fuqishme në nivel europian.

    Ai thekson veçoritë dalluese të saj: struktura nuk është piramidale, por funksionon me qeliza të vogla, të afta të shpërbëhen dhe të zhduken menjëherë në rast konflikti, duke e bërë pothuajse të pakapshme. Një ish-boss i mafias foggiane tregoi për Trocchia se, që nga viti 2000, kur pati kontakt me krimin shqiptar, ata mund të zhdukeshin menjëherë kur lindnin mosmarrëveshje, duke e shpërndarë ndikimin e tyre jo vetëm në territoret lokale, por edhe në Europë. Një tjetër element kyç që nxit interesin për mafian shqiptare është kontrolli i porteve strategjike, të cilat janë të domosdoshme për rrugët e narkotrafikut.

    Sipas prokurorit të Napolit, Nicola Gratteri, i cili ka studiuar ’Ndranghetën në Kalabri, mafia shqiptare sot bashkëpunon në mënyrë të barabartë me organizatën italiane. Një ish-anëtar i familjes së fuqishme Mancusi e përmbyll intervistën me një paralajmërim të fortë: “Do të jenë zotër të Europës”.

    Nello Trocchia: Mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’, e cila është organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare, sidomos në nivel europian. Për mafian shqiptare kishte nevojë të rrëfehej për shkak të karakteristikave, të veçantisë, të elementeve dalluese, duke filluar nga ndërtimi dhe struktura e saj, që nuk është piramidale por me qeliza, dhe kujton një përvojë italiane barbare dhe të tmerrshme: Brigate Rosse, pra një formë terrorizmi mafioz e pushtetit kriminal, që ngjan me atë të brigadistëve. Pse? Sepse janë të përbërë me qeliza. Ka një strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje, pra të zhdukjes së menjëhershme dhe të shpejtë.

    Këtë fakt e kam vërtetuar edhe nëpërmjet punës së kryer nga drejtësia mbi mafiet tradicionale. Një ish-boss i “mafias foggiane” më ka treguar se në vitet 2000, kur kanë pasur rastin të hyjnë në kontakt me pjesë të krimit shqiptar, kanë parë se në momentin kur lindnin mosmarrëveshje, ata kishin aftësinë të zhdukeshin në mënyrë të menjëhershme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën të aftë të shpërndahen në territorin europian e jo vetëm, dhe tashmë, një tjetër element që më ka shtyrë të merrem me mafian shqiptare, është kontrolli i porteve, të cilat janë qendrore në rrugët e narkotrafikut. Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili në një intervistë tregon që ka kaluar vite në Kalabri dhe ka studiuar ’Ndranghetën, më thotë qartë se sot mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me ’Ndranghetën. Një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, familjes Mancusi, më tregon qetësisht: “Do të jenë zotër të Europës”.

    Evtopa mafia shqiptare Ndrangheta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.