Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!

    June 29, 2025

    Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në emision televiziv, ka folur përpos sportit edhe për jetën personale. I pyetur nga moderatorja se a ngacmohet nga nëna e tij se kur do të bëhet me fëmijë, Stërmasi duke qeshur tha se kjo ndodh çdo ditë duke nisur nga 15 vite më parë.

    Ndërsa shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij Luzia Gega e kanë në plan që të bëhen prindër, dhe shpresojnë që kjo të ndodhë sa më afër.

    “Ka 10 vjet, 15, ku di unë. Sa fillon fjalinë iki. Më e forta është se motra ime është 20 vjet më e vogël dhe ka dy fëmijë. Nipat i dua shumë. Edhe prej fëmijëve që jam marrë gjithmonë. Në një farë forme thosha do jem i ftohtë, por është e pamundur. Besoj afër. Besoj po. Nuk kemi asnjë lajm, por besoj se afër do bëhem patjetër”, u shpreh Taulanti.

    Më tej, ai rrëfeu edhe historinë e njohjes së tyre. Ai tha se ka qenë babai i vajzave që ai trajnon sot, i cili eq ka prezantuar me Luizën vite më parë, kur ajo vinte nga Durrësi në Tiranë për t’u stërvitur.

    Stërmasi tha se Luzia kur e ka njohur ai nuk ka qenë kjo vajza elegante, rekordmene, e shpejtë që njohim sot, por ka qenë topolake.

    “Ditën që ka pasur ditëlindjen më ka ardhur më është prezantuar me babain e vajzave, pasi babai i vajzave ka qenë trajneri i Luizës. Luiza do vinte me shkollë në Tiranë, dhe më thotë e kam mbesën time, është vajza e kunatës dhe është sportiste shumë e mirë. Në fakt nuk e kisha parë asnjëherë. Më thotë që ose e bën ti, ose kjo ka për ta lënë sportin. Dy vitet e para ishin shumë të vështira. Ishte më suar të bënte 4 stërvitje në javë. Ne bënim 8, 9, 11. Regjimi i stërvitjes është me intensitet të lartë. Liza ishte si topçe, ishte rrumbullak, me bark. Liza ishte 52 kilogram. Pra, ajo është sportistja më e shpejtë në një kampionat Europian”, u shpreh Taulanti në intervistë.

     

    Për të njëjtat plane foli edhe vetë Luiza, disa kohë më parë. Në një intervistë ajo u shpreh se këtë vit objektivë e saj nuk ishte më karriera, por jeta private dhe planet për të bërë një fëmijë.

    “Me ka thënë mami kur do martohesh, por nuk janë aq të shpejtë sa unë edhe nuk më kapin dot. I them mamit duhet të vrapojnë më shpejt se mua. Unë këtë vit kam vendosur të kap disa objektiva, por kam shumë qejf të bëhem mami”.

    Me tërheqjen e ngadaltë nga pista, ajo tashmë po merr rolin e trajneres. Luiza Gega po i përkushtohet zbulimit të talenteve të reja dhe forcimit të frymës sportive te të rinjtë. Në fund të një interviste teksa po e përshëndesnin duke e quajtur “zysh Luiza”, ajo u shpreh e gatshme edhe për disa statuse të tjera. Ose “mami”, ose… ka plot statuse!/Panorama

    luiza gega Taulant Stërmasi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    June 6, 2026

    Sulm izraelit në jug të Libanit, raportohen ushtarë të v*arë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.