TIRANË-Paraditen e somte, deputeti i PD-së Luan Baçi është paraqitur në SPAK. Bëhet me dije se Baçi, pasi është marrë në pyetje për rreth 1 orë, ka dalë nga ambientet e SPAK.
Teksa ka folur para gazetarëve, Baçi jashtë ambienteve të SPAK ka deklaruar se është thirrur për një çështje që është mbyllur njëherë.
“Jam në transparencë të plotë, nuk është risjellë çështja, por u kallëzova sërish. Nuk jam i shqetësuar, u rikallëzova nga i njëjti person mjeran, çështja është mbyllur. Pasuria ime është hetuar me muaj të terë dhe më pas çështja u mbyll.”- tha ai./Radar.al


