Teksa Gjesti dhe Aldo shfaqen në ambientet e kuzhinës duke gatuar, në një moment shfaqet Loredana.
E zgjuar plot energji, Loredana zgjedh ta nisë ditën me ngacmime ndaj Gjestit. Ndërkohë që artisti mbante në duar ushqimin për ta gatuart, Loredana fokusohet nga kamera teksa i prek dorën.
Në këtë çast ka agravuar situata mes tyre. Gjesti është vënë re që është acaruar nga sjellja e saj dhe i është drejtuar duke i kërkuar që ta lërë rehat.
Pjesë nga përplasja:
Loredana: Po të rëndonte dora, thashë të të ndihmoja.
Gjesti: Allahile lem rehat se sa u çova skam qejf për negativitet.
Loredana: Ej jam super energjike. E thashë ta ndihmoja pak djalin.
Gjesti: O s’ki nevojë me ma kap prej dore.
Loredana: Qetsohu, qetsohu, zonin mos të ta ni.
Gjesti: Më mthon qetësohu ti mu jo. Mos mboj gjeste dhe je në rregull. / radar.al
View this post on Instagram


