Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Londra: Deklarat e Elon Musk provokim “dhune e intimidimi”

    September 16, 2025

    LONDËR– Qeveria britanike kritikoi ashpër fjalimin e Elon Maskut përmes video-konferncës në demostratën e madhe të të djathtëve në Londër: Deklaratat e Musk “të rrezikshme dhe nxitëse”.

    Qeveria britanike i ka kritikuar ashpër deklaratat e miliarderit nga SHBA-ja dhe shefit të Teslas Elon Musk gjatë demonstratës së populistëve të djathtë në fundjavë në Londër kundër migracionit ilegal.

    Kryeministri Keir Starmer i quajti deklaratat e Elon Musk-ut si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. Starmer shkruajti në platformën X: “Britania e Madhe është një komb, që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin.” Protesta paqësore është “një bërthamë e vlerave të vendit tonë”.

    “Gjuhë e rrezikshme dhe nxitëse”
    Populli britanik nuk dëshiron këtë “gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse”, tha një zëdhënës i kryeministrit Starmer. Mbretëria e Bashkuar është “një vend i drejtë, tolerant dhe me dinjitet”, tha zëdhënësi. Me të tilla deklarime “provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona”.

    Edhe politikanë të tjerë britanikë i dënuan deklaratat e miliarderit. Ministri i Ekonomisë Peter Kyle tha, se deklaratat e Elon Musk-utishin “diçka e pakuptueshme” dhe “absolutisht të papërshtatshme”. Sidoqoftë manifestimi i protestës tregoi, se e drejta dhe liria e shprehjes së mendimit janë në nivelin e duhur.

    Kryetari i liberal-demokratëve, Ed Davey, e akuzoi Musk-un, se po ndërhyn në demokracinë britanike. Gjithashtu, sipas tij, Musk është përpjekur “të nxisë dhunë në rrugët tona”. Ai tha, se Starmer nuk duhet t’i japë më porosi qeveritare koncernit Tesla.

    Musk: “Dhuna po vjen tek juve. Mbrohuni ose do të vdisni.”

    Gjatë manifestimit masiv të skenës së djathtë me mbi 110.000 pjesëmarrës në qendër të Londrës Musk u lidh përmes video-konferencës. Në fjalën e tij ai tha, se opinioni britanik ka “frikë të ushtrojë lirinë e mendimit”. Media publike, BBC, sipas Musk, është “bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë së Madhe”.

    Muks iu referua edhe temave të emigracionit dhe Brexitit. Duke iu drejtuar demonstruesve të së djathtës ai tha: “Nëse ju zgjidhni dhunën ose jo, dhuna vjen tek juve. Ose mbrohuni, ose do të vdisni (…).” Musk kërkoi shpërbërjen e parlamentit në Londër dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Stramerit.

    Musk edhe më parë e ka sulmuar verbalisht qeverinë dhe opinionin publik britanik dhe ngjashëm si qeveria Trump ai kritikon, se në Mbretërinë e Bashkuar është rrezikuar në mënyrë akute liria e shprehjes së mendimit. Musk mban lidhje me ekstremistin e djathtë britanik, Tommy Robinson dhe gjatë fjalimit përmes videokonferencës kjo lidhje ndërmjet tyre doli sërish në  pah.

    Tema emigracionitilegal në Britaninë e Madhe ka ndezur debatet, veçanërisht sa ka të bëjë me mbërritjen e migrantëve me barka të vogla përmes Kanalit të Lamanshit. Që nga fillimi i vitit përmes kësaj rruge kanë mbërritur në Britaninë e Madhe mbi 30.000 vetë. Strehimi i azilkërkuesve nëpër hotele shkaktoi protesta gjatë verës./DW

    “Ka meritën që e ktheu partinë nga Europa”/ Rama i uron publikisht ditëlindjen Nanos: Gëzuar i dashur Kryetar

    “Parakalimi” i deputetëve në oborrin e Kuvendit (FOTOT)

    Elon Musk Londra
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafik 240 kg kokainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    April 27, 2026

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.