Shqipëria e Silvinjos e nisi me disfatë rrugëtimin për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë e Silvinjos u mposhtën nga Anglia në “Wembley” me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të kualifikueseve.
Dy golat për “Tre Luanët” i realizuan Luis-Skeli në pjesën e parë dhe Harri Kejn në të dytën. Ndërkohë për sa i përket vlerësimeve, sipas “Sofascore”, kapiteni Berat Gjimshiti, rezulton lojtar më i mirë i Shqipërisë me notën 7.6. Podiumi plotësohet nga Arlind Ajeti dhe portieri Kastrati që zuri vendin e Strakoshës së dëmtuar.

Ndërsa me notën më të ulët në Kombëtaren shqiptare u vlerësua Jasir Asani me 6.0, i cili nuk ishte aspak në mbrëmjen e tij më të mirë. Ndërsa Ivan Balliu ishte i dyti më i dobëti me notën 6.2./PanoramaSport
Rama ironizon Bashën në “FLASIM”: Me 6 muaj erdhi Luli në pushtet
Arbana bëhet nostalgjike, i uron Ermalin ditëlindjen me foton e vjetër
Paratiçi apo Tares? Emër i ri shfaqet për postin e drejtorit te Milani


