ABU DHABI-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week” ka deklaruar se do të lidhet një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore.
Numri një i qeverisë shqiptare u shpreh se marrëveshja do të shërbejë si instrument i rëndësishëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia, si edhe për pozicionimin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon.
“Është nder i madh për mua që të marr fjalën për të prezantuar atë çfarë po formëson të ardhmen e Shqipërisë. Ne po diversifikojmë dhe transformojnë sektorin energjetik shqiptar, Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ndërkohë që flasim 100% nga burimet të ripërtëritshme. Kjo e bën Shqipërinë pjesë e vendeve që janë krye të listës kur vjen fjala për % e energjisë së ripërtëritshme, për masën e kësaj energjisë në kërkesën fundore për energji. Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, që është përmendur si instrument i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë nga Shqipëria në Italia por për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të rëndësishëm. Ky hap i rëndësishëm për Evropën dhe Rajnonin nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim domethënës me Emiratet e Bashkuara Arabe.”-shprehet Rama./Radar.al


