Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Llastim”/ KLGJ kërkoi 30 milionë euro shtesë për buxhet. Reagon kreu: Nuk janë për luks, na nevojiten

    November 15, 2024
    "Llastim"/ KLGJ kërkoi 30 milionë euro shtesë për buxhet. Reagon kreu: Nuk janë për luks, na nevojiten

    Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqiti të premten në Kuvend kërkesë për shtim fondi në shifrën 3.02 miliardë lekë, një shifër që përbën 54% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025 në draft-buxhetin e qeverisë.

    Kërkesat u parashtruan para Komisionit të Ligjeve nga kryetari i ri i këtij këshilli Ilir Rusi, i cili argumentoi se fondi do të përdorej për paga e sigurime për punonjës të rinj, investime në ndërtime godinash apo qira për gjykatat, programe kompjuterike, por edhe për zbatimin e idesë së kryeministrit Rama për të futur Inteligjencën Artificiale në procesin e përpunimit të dosjeve.

    “Po t’i referohemi kërkesave buxhetore që kemi bërë niveli i miratimit nga ana e ministrisë së Financave është në nivel 13% më i lartë se vitin e kaluar, por sa i takon kërkesave tona buxhetore janë miratuar 2/3 pra 35 % e tyre”- tha Rusi, duke cilësuar si imediat fondin për qira për një godinë shtesë për Gjykatën e Apelit.

    Sipas relacionit të komisionit, shuma e kërkuar shtesë lidhet kryesisht me shpenzimet për paga dhe sigurime personeli dhe konkretisht 550 milion lekë kërkohen për plotësim vakancash dhe një shtese të miratuar prej 133 punonjësish.

    Nga tabela e kërkesave parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë, blerje programesh Software në shumën 454.7 milion lekë, 243.6 milionë lekë për projektin e Integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset e punës, etj..

    Deputetët e opozitës i pritën me kritika kërkesat e KLGJ-së dhe jo në proporcion me punën që bëjnë gjykatat për të dhënë shërbim për qytetarët.

    “Keni pasur fonde e personel edhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak”- iu drejtua Rusit, deputetja Dhurata Çupi, duke e kritikuar se “nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë”.

    “Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet”- shtoi ajo.

    Në përgjigje të kritikave kreu i KLGJ-së argumentoi se nuk po kërkoheshin fonde për luks, por për të bërë punën.

    “Të marrësh fonde është e thjeshtë, ti përdoresh është e vështirë”- tha ai duke shtuar se KLGJ kishte audite për mënyrën se si shpenzonte buxhetin.

    “Nuk besoj se ka punë të papaguar”- iu drejtua ai Çupit, duke iu referuar shtesave të reja në personel.

    Nga ana tjetër Rusi propozoi të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të futet “dosja dixhitale” si praktikë për të zgjidhur ‘backlog’-un, stokun e dosjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor.

    Të premten bëri dëgjesën për buxhetin e ri edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit për të cilin është parashikuar nga Ministria e Financave një fond rreth 277.3 milion lekësh, por Kolegji paraqiti kërkesë për një shtesë në strukturën me 3 përkthyes dhe 1  specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve që kapin një fond për paga në vlerën 10.61 milion lekë./BIRN

    30 mln euro buxhet shtese Keshilli i Larte Gjyqesor
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.