Alexis Mac Allister ka rënë në radarët e Real Madridit si një nga mesfushorët më tërheqës për të përforcuar repartin në ndërrim brezash të ekipit. Profili i tij teknik, vizioni dhe aftësia organizative e bëjnë atë një emër të lakmueshëm për “Los Blancos”.
Megjithatë, Liverpool nuk është i gatshëm të lejojë largimin e tij lehtësisht. Sipas mediave angleze, klubi anglez ka vendosur një çmim mbi 100 milionë euro për kampionin e botës, duke e bërë të vështirë çdo lëvizje të menjëhershme nga ana e Realit.
Mac Allister është përshtatur shpejt me Premier League dhe ka qenë një nga pikat kyçe të mesfushës së Liverpoolit gjatë sezonit, duke rritur vlerën e tij në tregun ndërkombëtar. Për momentin, Real Madrid ndjek me vëmendje situatën, por pa nxituar për të vepruar.


