Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Lista për Serbinë dhe Letoninë, sot zbardhet Kombëtarja. Trajneri Silvinjo del para mediave

    May 26, 2025
    Silvinjo

    Sot, rreth orës 10:00 të paradites, faqja zyrtare e FSHF-së do t’i tregojë opinionit sportiv listën e lojtarëve që Silvinjo do të dorëzojë në zyrën e shtypit për t’u publikuar.

    Të mëdha janë dilemat për tifozët, por jo për trajnerin që ka bërë zgjedhjet e tij dhe një pjesë e mirë e lojtarëve kanë marrë mesazhin se duhet të paraqiten këto ditë në grumbullim. Etrit Berisha ka filluar që të luajë në Suedi, por nuk dihet nëse stafi teknik do t’i rezervojë një ftesë për këto dy ndeshje.

    Duke ditur rëndësinë, maturia e portierit mund të bëjë punë kundër Serbisë dhe Letonisë. Ndërkohë, Strakosha, Sherri dhe Kastrati pritet të jenë në listë. Gjithashtu, flitet se Silvinjo mund të përfshijë një lojtar nga Egnatia, megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar.

    DAKU- Nga ana tjetër, një dyshim është për repartin e sulmit. Në grumbullimin e fundit mungonte Mirlind Daku, ndërkohë sulmuesi e ka mbyllur kampionatin me një tjetër rrjetë të tundur në futbollin rus me fanellën e Rubin Kazanit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar në ndeshjen e tretë radhazi, për t’u konfirmuar si një nga futbollistët më rezultativë para portës së këtij kampionati. Në minutën e 5-të të takimit, Daku shfrytëzoi një top të bukur dhe përballë portierit, u tregua i saktë.

    Ky ishte goli i 15-të i këtij edicioni për Dakun, duke mbajtur vendin e dytë në renditjen e golashënuesve. Megjithatë, Daku ka një precedent në sjellje gjatë Europianit të vitit të kaluar, ku pas ndeshjes me Kroacinë, mori megafonin dhe bëri ofendime ndaj serbëve dhe maqedonasve. Ai u dënua nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje, ndërsa do të shihet qasja që do të ketë këtë herë trajneri i Kombëtares Silvinjo. Pyetja që ngrihet është: A do ta penalizojë ajo sjellje në këtë grumbullim Dakun? Takimi i 7 qershorit nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por ka në sfond edhe historinë, tensionin dhe krenarinë kombëtare.

    LISTA- Në mbrojtje të gjithë futbollistët janë të gatshëm: Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Balliu, Mitaj, Aliji, Kumbulla, Ismajli, Mihaj, ndërsa në mesfushë Brruti ka lënë një vend bosh. Në ekip pritet të jenë: Pajaziti, Berisha, Shehu, Ramadani, Asllani, Laçi. Sa i përket krahëve, do të shihet nëse Mehmeti dhe Muçi do të kenë vend, ndërsa Bajrami, Asani, Hoxha kanë shanse më të mëdha. Broja, Manaj, Uzuni pritet të jenë, ndërsa Seferi është në dyshim./PanoramaSport

    Turi Çiklistik i Shqipërisë/ Policia zbulon rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

    Zbulohet “shtëpi bari” në Fier/ Arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

    U rrezikohej jeta nga dallgët në det, policia i vjen në ndihmë velierës

    Letoni Ndeshja me Serbine serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.