Lionel Mesi i pranishëm së fundmi në një event të një kompanie veshjes sportive u pyet në lidhje me cilët janë futbollistët e rinj të tij të preferuar.
Argjentinasi ka zgjedhur mes të gjithë yjeve të rinj, sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamin Jamal.
“Mendoj se në qarkullim ka lojtarë të mëdhenj që kanë një të ardhme spektakolare”, filloi ylli nga Rozario, i cili u pyet gjithashtu nga të pranishmit në event nëse kishte ndonjë lojtar nga kjo valë e re që i kujtonte veten kur ishte i ri.
“Nëse më duhet të zgjedh me dikë, do të qëndroj me Jamal për shkak të asaj që ai ka bërë deri më tani në moshën e tij dhe për shkak të së ardhmes që e pret përpara. Kjo varet nga ai, edhe nga shumë gjëra të tjera natyrisht, sepse futbolli është i tillë. Por ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit”, përfundoi ai, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.


