25 vite burg ka kërkuar prokuroria e Korçës për 21-vjeçarin Dritson Kurti për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.
Kurti bashkëjetonte me një 13-vjeçare, me të cilën ka edhe një fëmijë. Do ishte dita lindjes së vajzës që çoi në arrestimin e tij në Shtator të vitit të kaluar.
Por e mitura, A. Jonuzi, e përfshirë në këtë rast ka reaguar për vendimin e prokurorisë dhe ka kërkuar lirimin e 21-vjeçarit.
Ajo shprehet se ka pesë muaj që nuk e ka parë dot Dritsonin e madje ky i fundit nuk ka parë as fëmijën e tij.
13-vjeçarja është shprehur ndër të tjera se 21-vjeçari punonte dy punë të ndryshme dhe se ai nuk e ka marrë me dhunë, por prindërit e kanë dhënë vetë.
“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fushën e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vjet, për çfarë arsye? Mua më kanë dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk më ka marrë me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush më ushqen. Unë vetëm me nënën rri. Ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën, as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që s’e kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Më mori malli ta shikoj njëherë, çupën s’e ka marrë në krahë. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ça është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës se vet, çupa po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin, asgjë s’dua tjetër”, tha e mitura.


