Kureshtja e tepërt ndaj partnerit, nga sot e tutje në Itali do të paguhet shtrenjtë: arrest në burg.
Pavarësisht arsyeve që mund t’u çojnë në kontrollimin e telefonit të partnerit tuaj, dyshim për tradhti, mosmarrëveshje në çift apo procese divorci, ligji për këtë veprim është mjaft i qartë: kontrollimi i paautorizuar i celularit të partnerit përbën një vepër penale që dënohet me 10 vite burg.
Vendimi është përfundimtar i Gjykatës së Kasacionit në Itali, e cila ka konfirmuar se veprime të tilla përbëjnë “hyrje të paautorizuar në një sistem informatik”.
Ndaj nëse jetoni në territoret italine, bëni kujdes përpara se të ndërmerrni një hap të tillë ndaj partnerit/es suaj.


