Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Liderët europianë “mbledhin forcat”. I japin paralajmërim Netanyahut

    May 20, 2025
    Liderët europianë "mbledhin forcat". I japin paralajmërim Netanyahut

    Ditën e hënë, liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Kanadasë paralajmëruan për masa të përbashkëta nëse Izraeli nuk ndalon ofensivën ushtarake dhe nuk lejon ndihmat humanitare.

    Në nnjë deklaratë të përbashkët, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez Mark Carney u shprehën: “Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa qeveria e Netanyahut ndjek këto veprime të rënda. Nëse Izraeli nuk ndalon ofensivën ushtarake dhe nuk heq kufizimet mbi ndihmën humanitare, ne do të ndërmarrim hapa konkretë në përgjigje.”

    Gjithashtu ata kritikuan dhe deklaratat e ministrave izraelitë të cilët kërcënuan me zhvendosje masive të popullsisë palestineze.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur atë një “shpërblim të madh për Hamasin” dhe një shtysë për vazhdimin e dhunës.

    “Nga Londra, Otava dhe Parisi, këta liderë po shpërblejnë një sulm gjenocidal kundër Izraelit dhe po ftojnë të tjera mizori si ajo e 7 tetorit,” tha Netanyahu, duke iu referuar sulmeve të Hamasit që nisën luftën në vitin 2023.

    Netanyahu u kërkoi liderëve evropianë të ndjekin shembullin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në mbështetje të Izraelit.

    Ai përfundoi deklaratën duke e quajtur konfliktin “një luftë mes qytetërimit dhe barbarisë”, dhe tha se Izraeli do të vazhdojë të mbrohet “me mjete të drejta deri në fitoren totale”.

    Izrael-Palestine Liderët europianë Netanyahu paraljmerim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Indri dhe vanesa shkëmbejnë puthjen e dytë në buzë

    April 29, 2026

    Kreu i SPAK pret në Prokurorinë e Posaçme ministren e Drejtesisë së Austrisë

    April 29, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.