BRITANI E MADHE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në Oxford nga homologu i tij i Britanisë së Madhe, Keir Starmer në kuadër të Komitetit Politik Evropian mes liderëve të BE.
Rama ka ndarë në Facebook një video teksa pritet nga Kryeministri britanik Starmer.
“Samiti i Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së🇪🇺 📍Oxford – Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer🇦🇱.”-shkruan Rama,
Kujtojmë se në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse.
Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama, dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.


