Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarri te pallati i “Arlis”, banorët nënshkruajnë peticionin me 10 kërkesa urgjente për sigurinë e kompleksit

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lëvizte me auto*atik në makinë, arrestohet 30-vjeçari

    March 25, 2026

    MALIQ– Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq pasi lëvizte i armatosur në makinë. Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se në pranga është vënë shtetasi B.B u konstatua me makinë në një rrugë mes parcelave bujqësore, brenda së cilës iu gjet një automatik.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

    Ai përballet me akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

    Njoftimi i policisë:

    Maliq / Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”

    Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

    Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.

    Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.

    Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.

    Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    arrestohet 30-vjeçari Maliq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarri te pallati i “Arlis”, banorët nënshkruajnë peticionin me 10 kërkesa urgjente për sigurinë e kompleksit

    April 18, 2026

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    April 18, 2026

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    April 18, 2026

    Kontrolle të gjera në burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe një sasi e dyshuar droge, shihni çfarë u gjet

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.