Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    Studimi: Solarët dëmtojnë ADN-në dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

    Video nga arrestimi i Ervin Matës në Brazil, u maskua si shtetas nga Paraguaj, por u identifikua dhe u dorëzua

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike

    October 9, 2024
    Leku e ka nisur i fortë edhe tetorin, kursi i euros pranë niveleve më të ulëta historike
    Foto ilustruese

    TIRANË– Leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor edhe në pjesën e parë të muajit tetor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 98.78 lekë, shumë afër nivelit minimal historik prej 98.77 lekësh që ishte regjistruar në datën 30 shtator.

    Forcimi ndaj euros po e mban lekun në pozita të favorshme edhe në raport me shumicën e valutave të tjera. Pasi kaloi kufirin e 90 lekëve ditën e hënë, dollari amerikan ra përsëri të martën, në nivelin e 89.88 lekëve. Monedha amerikane ndodhet pranë niveleve më të ulëta në 15 vitet e fundit.

    Sipas agjentëve të këmbimit, tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e qëndrueshme e monedhës europiane. Përfundimi i sezonit veror nuk ka sjellë një korrigjim në rritje të kursit të këmbimit. Pjesërisht, mungesa e një korrektimi në rritje mund të shpjegohet edhe me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, që prej muajit maj e deri në fillim të gushtit e mbajti artificialisht kursin e këmbimit sipër nivelit të 100 lekëve.

    Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.

    Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore. Vizitat e turistëve të huaj dhe flukset valutore të lidhura me turizmin tashmë janë më të shpërndara gjatë vitit.

    Por, oferta e valutës tashmë nuk është e lidhur vetëm me turizmin, por edhe me investimet e huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Për gjysmën e parë të vitit 2024, investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rritje me 43% krahasuar me 6-mujorin 2023.

    Vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte për periudhën arriti në 749 milionë euro, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Edhe oferta e shtrënguar e lekut po vazhdon të ndikojë paralelisht në forcimin e monedhës vendase, sidomos për shkak të shtrëngimit të ndjeshëm të politikës fiskale në dy vitet e fundit. Për 8-mujorin 2024, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 58 miliardë lekëve. Suficiti është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Leku i fortë vazhdon të favorizojë uljen e kostos së importit të mallrave dhe shërbimeve në ekonominë shqiptare. Kjo përkthehet në presione më të ulëta inflacioniste nga jashtë dhe fitime më të mëdha për importuesit e mallrave, ndërkohë që bën edhe më lira udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.

    Leku i fortë ka sjellë efekte të kundërta në kahun e eksporteve dhe në përgjithësi në ecurinë e sektorëve prodhues të ekonomisë shqiptare. Prodhimi i brendshëm në degët e industrisë është në rënie prej pesë pesëmujorësh radhazi, ndërsa për 8-mujorin 2024 eksportet ishin në rënie vjetore me 15%./MONITOR

    BSH euro Leku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026

    Studimi: Solarët dëmtojnë ADN-në dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

    April 27, 2026

    Video nga arrestimi i Ervin Matës në Brazil, u maskua si shtetas nga Paraguaj, por u identifikua dhe u dorëzua

    April 27, 2026

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafikimin e 240 kg ko*ainë

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.