KORÇË– Në një kohë që kanë kaluar më shumë sesa dy javë nga largimi i prokurores Vasjana Postoli, nga çështja e Egli Progës, me kërkesë të familjarëve, mësohet se tashmë çështjen po e heton vetë drejtuesja e prokurorisë Korçës, prokurorja Dhorina Theodhori.
Kujtojmë se prokurorja Postoli ndryshoi akuzën për të dyshuarin Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”.
as vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe ka përfunduar në burg, ndërsa tre personat e tjerë Leonidha Guçe, Arjan Manellari dhe Voltan Shkulaku janë me masë detyrim paraqitjeje për veprën penale “moskallëzim krimi”.
Egli Proga u vra më 10 Gusht 2024, si pasojë e dhunës brutale që ushtroi mbi të, Denis Meçe.


