Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Një format pa precedent në histori, Botërori 2026 hap një epokë të re të futbollit

    Shpërthimi me lëndë plasëse në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët

    Vr*sja e efektivit në Maliq/ Dëshmon çobani: Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lavrov: Moska në kontakt me Serbinë lidhur me pronësinë e kompanisë NIS

    January 14, 2025

    RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është në kontakt me “miqtë e saj serbë” lidhur me fatin e pronësisë së kompanisë serbe të naftës NIS. Në anën tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pas një takimi me ambasadorin rus në Serbi, Bocan-Harçenko tha se ka kërkuar “nga miqtë rusë” fillimin e konsuktimeve dhe mbajtjen e takimeve për funksionimin e NIS-it në të ardhmen.

    “(Diskutuam edhe) gjetjen e zgjidhjes më të mirë në interes të ndërsjellë, duke ruajtur marrëdhëniet partneriale dhe miqësore midis Serbisë dhe Federatës Ruse”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram, të martën.

    Vuçiç tha të premten se, pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj sektorit të naftës të Rusisë, kompanisë Gazprom Neft të Rusisë do t’i jepet një afat prej 45 ditësh për të dalë nga pronësia e NIS-it.

    Ky afat vlen edhe që Serbia të përfundojë “nënshkrimin e çfarëdo marrëveshjeje apo kontrate me palën ruse”. Pas kësaj, siç tha ai, sanksionet hyjnë në fuqi “plotësisht”. Kompania NIS është në shumicë në pronësi të Gazprom Neft, e cila ka aksione prej 50 për qind, dhe Gazprom, i cili ka 6.15 për qind të aksioneve.

    Qeveria serbe mban 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa aksionarët e vegjël përbëjnë pjesën tjetër. Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar.

    Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus. Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i./REL

    moske NIS Sergei Lavrov
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Një format pa precedent në histori, Botërori 2026 hap një epokë të re të futbollit

    June 11, 2026

    Shpërthimi me lëndë plasëse në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët

    June 11, 2026

    Vr*sja e efektivit në Maliq/ Dëshmon çobani: Braçellari merrte telefonata që e paralajmëronin për çdo lëvizje

    June 11, 2026

    Shpërndanin dr*gë/ Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit e operacionit “Grupi”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.