TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka marrë një vendim përfundimtar që konfirmon mandatin e deputetes për Ana Dajkon, përfaqësuese e listës së “Nismës Shqipëria Bëhet.”
Ky vendim lë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili i dha mandatin Dajkos si e para në listën shumë emërore të kësaj force politike.
Ndërkohë, Adriatik Lapaj, lideri i kësaj nisme kërkoi që mandati t’i jepej Kleana Xhuvelit, kushërirës së tij, duke mbështetur një vendim të mëparshëm të KQZ-së që e favorizonte atë.
Pavarësisht kësaj Kolegji rrëzoi këtë kërkesë dhe vendosi përfundimisht në favor të Anës Dajko.
Ky vendim mbyll zyrtarisht çështjen dhe e bën Anën Dajko përfaqësuesen e vetme të Nismës Shqipëria Bëhet në Kuvendin e Shqipërisë./Radar.al


