ITALI– Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar në përgënjeshtrim të lajmit që qarkullia disa ditë më parë se po planifikon të blejë një vilë në jug të Shqipërisë, në Palasë.
Siç shkruan “Corriere della Sera”, Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi.
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë.”- ka deklaruar kryeministrja italiane, shkruan Corriere della Sera.

“Është një tjetër çështje që ka shqetësuar prej disa orësh pushimet e kryeministres, pikërisht ideja se ajo mund të tundohet për të blerë një vilë buzë detit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e siguron Corriere se “absolutisht nuk është e vërtetë” dhe Giorgia Meloni e cilëson veten si “të tronditur nga fakti që gjërat që as nuk i kam menduar ndonjëherë mund të jepen si lajm.”- thuhet në artikullin e Corriere.


