Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Lajmin e bëri të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila thekson se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë që e njihnin. Shoqata vlerëson veçanërisht kontributin e tij të pashoq gjatë pandemisë, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj pacientëve.
“Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e Infermierëve: sot ndahet nga jeta kolegu ynë, infermieri Erald Samarxhi, në moshën 39 vjeçare. Prej shumë vitesh në Spitalin e Infektivit, ishte një djalë shembullor, i dashur dhe i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve. Ai la një boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin. Me një kontribut të pashoq, sidomos gjatë pandemisë, por gjithmonë i gatshëm për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kishin nevojë. Pushofsh në paqe koleg,” shkruan Shoqata e Infermierëve, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.


