Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Mediat serbe: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës

    September 12, 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

    SERBI– Ngjarje të rëndësishme e teje delikate priten të ndodhin pasditen e nesërme në veri të Kosovës, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat serbe Presidenti Aleksandar Vuçiç të premten e 13 Shtatorit, në orën 18:00 do t’i drejtohet popullit përmes një konference të konsideruar “urgjente”.

    Kujtojmë se dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

    Media serbe, Danas shkruan se në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës me motivin se atje po vuan popullsia civile serbe.

    Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

    Theksojmë se në territorin e Republikës së Kosovës ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.

    Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.

    Për Vuçiç, “mbyllja e institucioneve paralele serbe në Veri është veprim ilegal dhe kriminal i Albin Kurtit”. Ai tha se vendimet e qeverisë së Kosoës janë dënuar edhe nga vendet e QUINT-it./DANAS

    vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.