Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Lajmëroi dorëheqjen pas tensioneve me Donald Trump, ja ç’po ndodh me popullin ukrainas dhe Zelenskin

    February 23, 2025

    Njëzet e katër shkurti shënon tre vjetorin e fillimit të sulmit rus në Ukrainë. Përvjetori vjen mes përpjekjesh ndërkombëtare që synojnë t’i japin fund konfliktit. Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump po kritikon Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets njofton nga Kievi për një studim që tregon se shumica e popullatës së Ukrainës mbështet Presidentin Zelenskyy dhe nuk dëshiron zgjedhje të reja presidenciale në kohë lufte.

    Nëse nuk e zieni orizin në këtë mënyrë, shëndeti juaj rrezikohet!

    Volodymyr Zelenskyy u bë president i Ukrainës në maj 2019, duke fituar mbi 73% të votave. Menjëherë pas zgjedhjeve, mbështetja e tij shënoi një rekord për Ukrainën, thotë Anton Hrushetskyi, drejtor ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).

    “Rreth 90% kishin besim tek presidenti, por më pas ky tregues ra në 35% në prag të sulmit të Rusisë në vitin 2022”, tregon ai.

    Zoti Hrushetskyi thotë se menjëherë pas sulmit të forcave ruse, mbështetja për Presidentin Zelenskyy u rrit në 90%, sipas një anketimi të institutit.

    Anketimi i fundit u bë në fillim të shkurtit.

    “Aktualisht, 57% e ukrainasve kanë besim tek Zelenskyy dhe 37% jo”, thotë zoti Hrushetskyi.

    Rënia e mbështetjes është mjaft e zakonshme për shoqërinë ukrainase, thotë Olha Aivazovska, kryetare e bordit në organizatën për mbështetjen e demokracisë Rrjeti Civil OPORА.

    Pamjet/ Me flamujt e PD dhe të Shqipërisë në duar, Berisha mbush sallën në Athinë, krah tij Fredi Beleri dhe Vangjel Dule

    “Shoqëria ukrainase është unike. Ajo, në parim, nuk e mbështet qeverinë. Për të gjithë periudhën e pavarësisë, vetëm një president është rizgjedhur dy herë, kështu që vlerësimi aktual i presidentit është mjaft i lartë. Në fund të mandatit të Yushchenkos, mbështetja për të ishte rreth 5%”, thotë ajo.

    Viktor Yushchenko humbi zgjedhjet në vitin 2010.

    Por mbështetja për zotin Zelenskyy, cilado qoftë ajo, nuk është një arsye për të folur për zgjedhjet presidenciale tani, thotë politologu ukrainas Mykola Davydiuk.

    “Ndërpreja e luftimeve, përfundimi i luftës, arritja e zgjidhjeve paqësore, kjo është një arsye për të folur për zgjedhje”, thotë ai.

    Çfarë i bëri Trump këtij njeriu? Zelensky bën deklaratën e papritur: Jap dorëheqjen menjëherë…

    Mandati presidencial i zotit Zelenskyy do të kishte përfunduar vitin e kaluar nëse nuk do të kishte qenë lufta. Ligji ukrainas ndalon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

    “Nga aspekti organizativ, mbajtja e zgjedhjeve është një proces shumë i vështirë, sepse vija e demarkacionit, vija e frontit, nuk është e qëndrueshme. Niveli i kërcënimit nga Rusia për çdo rajon të Ukrainës është jashtëzakonisht i lartë”, thotë zonja Aivazovska.

    Organizata OPORA ka monitoruar zgjedhjet në Ukrainë për 20 vite. Zonja Aivazovska thotë se Ukrainës do t’i duhet të paktën një vit kohë pas vendosjes së një armëpushimi, për të filluar fushatën zgjedhore.

    Vendi ka nevojë për garanci sigurie dhe një zgjidhje se si të organizohet votimi për personelin ushtarak dhe refugjatët, thotë zonja Aivazovska.

    “Kemi 7 milionë e gjysmë qytetarë jashtë vendit, 65% e të cilëve kanë të drejtë vote. Nëse nisim zgjedhjet, duhet të jenë të gjitha garancitë që do ta përfundojmë këtë proces, sepse një sulm me raketa në ditën e zgjedhjeve do të shkaktonte një rënie të pjesëmarrjes në 5-10%”, thotë ajo.

    Kjo mund të çojë në delegjitimim të plotë të qeverisë, nga e cila do të përfitojë Rusia, thotë zonja Aivazovska. Studiuesi politik Davydiuk është dakort.

    “Ka një dëshirë për t’i ndryshuar autoritetet. Por në të njëjtën kohë, ekziston një konsensus – kjo nuk mund të bëhet gjatë luftës, për një arsye: Putini do të përfitojë nga kjo”, thotë zoti Davydiuk.

    Sipas anketimit të institutit KIIS, rreth 70% e ukrainasve janë kundër zgjedhjeve gjatë fazës aktive të luftës.

    VOA

    dorëheqje luftë Rusia Trump Ukrainë Volodymyr Zelenskyy
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    April 19, 2026

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.