Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Bujar Tafaj, një prej legjendave të futbollit shqiptar. Ish-portieri i njohur ka qenë një figurë kyçe për ekipin e Tiranës gjatë viteve ’60-’70, duke kontribuar në fitimin e tre titujve kampion me klubin bardheblu.
Përveç Tiranës, Tafaj ka mbrojtur portën edhe të ekipit të Pogradecit, duke lënë pas një emër të shquar në historinë e futbollit shqiptar. Klubi i Tiranës ka ndarë një postim lamtumire për ish-portierin e tij, duke e kujtuar me respekt për kontributin e tij të paharruar.

Me humbjen e tij, futbolli shqiptar humbet një tjetër figurë të madhe, që ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e sportit.


