Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është paraqitur të premten e 27 shtatorit në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Siç shihet dhe nga foto, prokurori dorëzon sendet e tij personale dhe i drejohet zyrave të hetuesisë.
Ai u filmua në orën 08:54 në ambientet e SPAK. Ndërsa dalja e tij u filmua në orën 11:00. Ka zgjatur rreth dy orë marrja e tij në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se ai dha deklarime në kuadër të hetimit për dosjen ‘Toyota Yaris.
Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.
Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj.
Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut.
Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.


