Një ngjarje e papritur ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku mësohet se dy makina janë shkrumbuar nga flakët.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, ku njëra prej makinave u dogj tërësisht ndërsa tjetra pjesërisht.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy automjeteve, njëri prej të cilëve është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” njofton policia.


