Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Duket sikur ju kanë rrahur”/ Rriten tensionet, opozita bllokon foltoren, kryetarja e Kuvendit ndërpret seancën

    December 12, 2024

    “5 minuta pushim sa të lironi foltoren dhe vijojmë me diskutimet”.

    Me këtë fjali, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e ndërpreu seancën plenare ndërkohë që opozita bllokoi foltoren dhe i binte tavolinave me duar.

    Seanca u shoqërua me debate të larta këtë të enjte, pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen Beccheti.

    Bardhi kërkoi shpjegime nga kryeministri lidhur me 130 mln eurot që ka marrë sipas tij biznesmeni italian, Francesco Becchetti, nga llogaritë e shtetit shqiptar, pas sulmeve nga qeveria dhe vetë Rama.
    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali hodhi në votim kërkesën e demokratëve. Me shumicën e votave të mazhorancës, kërkesa për interpelancë u rrëzua.

    “Janë besoj të qarta votat, me numërim, interpelanca nuk do të zhvillohet”, tha Spiropali. Ndërsa më herët gjatë replikave me Bardhin, Spiropali tha se kryeministri nuk do të ishte i pranishëm në seancën e sotme për shkak të agjendës së tij.

    Ndërsa Bardhi akuzoi Ramën se po i fshihet Kuvendit dhe llogaridhënies për dëmin 130 mln euro që i shkaktohet buxhetit të shtetit.

    “Çfarë do bëjë Rama, do i fshihet Kuvendit? Boll gënjyet dhe mashtruat opinionin publik. Thuajini shqiptarëve i humbëm 130 mln euro për një veprim kriminal të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve publikë. Këto 130 mln po shkojnmë në xhepat e individitit ndërsa mund të kishin shkuar për pensionistët dhe rrogat. Thuajini shqiptarëve që Edi Rama është frikacak. Edi Rama sheh nga mëngjesi deri në darkë ëndrra me Xibrakën”, tha Bardhi.

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i tha Kryetares Elisa Spiropali, se një ndryshim i papritur vërehej në qëndrimin e saj, për të cilin ai tha se ishte reflektuar në fjalor dhe edhe në shprehjen e fytyrës.

    Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje sugjeroi se “duket sikur ju kanë rrahur”, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.

    “Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputet dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë,” – tha Spaho.

    Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur, ndërsa i tha demokratit: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më të tjerët”.

    Radar.al

    duket sikur ju kane rrahur spaho Spiropali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.