Aksidentohet nga një automjet që është larguar nga vendngjarja një efektiv i policisë, që ka qenë jashtë shërbimit në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Policia e Tiranës në një informacion paraprak bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 17:40, në Fresk, ku “një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit)”.
Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


