Site icon Informohu siç duhet

E qëlluan me breshëri plumbash brenda makinës dhe e lanë pajetë, arrestohen autorët e vrasjes në Shkodër

Policia ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së të riut Ramazan Mataj në Shkodër dy ditë më parë dhe i ka vënë në pranga këtë të martë 7 janar.

Burimet bëjnë me dije se në aksionin e Policisë për zbardhjen e krimit të rëndë, janë shoqëruar sot katër persona të dyshuar si autorë të krimit dhe bashkëpunëtorë.

Ndërsa të arrestuar janë tre pjesëtarë të familjes Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes.

Të arrestuar janë babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe dy djemtë Arjon Hasaj 29 vjeç, dhe Klinsmani Hasaj 20 vjeç.

Njëri prej tyre, Arjon Hasaj dyshohet si autori kryesor, ndërsa dy të tjerët si bashkëpunëtorë.

Policia nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me arrestimet, teksa pritet të zbardhet dhe roli i të arrestuarve në krim.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe përfshirjen e të dyshuarve. Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

Deri tani, pista kryesore e vrasjes është ajo e konfliktit personal mes viktimës dhe njërit prej djemve të familjes Hasa.

“Nipi s’ka pasur probleme”/ V*asja e Ramazan Matajt, xhaxhai: Punonte në ndërtim, është rritur me vështirësi

33-vjeçari Ramazan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet nga kalimtarët e rastit, banorë të fshatit Dragoç të dielën.

Autorët dyshohet se e kanë ruajtur Matajn gjatë natës dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshatit e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri.

Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë.

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.

“Mesazhi i një vajze në FB e nxori në pritë”/ Ramazan Mataj priste të fejohej dhe do ikte në Gjermani? Ja çfarë zbuluan hetimet

Exit mobile version