Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk, ku dy automjete, njëri tip fuoristradë7 me targa AB 261OG Kia sportazh është përplasur me një kamionçinë me targa AB 968 FS.
Gjestit nuk i ikën nga mendja: Driloni nuk bënte asgjë dhe dilte i preferuari i publikut
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamjonçina ka dalë nga rruga.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një bashkëudhëtar të cilët po marrin trajtim shëndetësor në spitalin rajonal të Lushnjës.



