Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar me eksploziv për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3.
IKMT njofton se bashkë me institucionet e tjera ligjzbatuese “siguroi zhvillimin me sukses të këtij operacioni”.
Gjatë procesit të demolimit, pati masa strikte sigurie dhe u ndaluan kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
prishja e kësaj ure do të bëhet në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 3).


