Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lajm i fundit/ Arrestuan 15-vjeçarin në shkelje të ligjit, drejtori i Policisë pezullon nga detyra 3 efektivë

    December 30, 2024
    Organizonin baste sportive online/ Policia e Tiranës arreston 6 persona, procedohet dhe një 17-vjeçar

    Drejtori i Policisë Tiranë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, të cilët u panë në videot e publikuara në rrjetet sociale se dhunojnë një të mitur gjatë arrestimit të tij.

    Mësohet se arrestimi i të miturit ka ndodhur ditën e djeshme, pavarësisht se Policia e njoftoi sot, por ajo që vihet re është dhuna e ushtruar nga efektivët kundrejt të miturit, sikur ai të ishte një kriminel i shumëkërkuar.

    Në pamje e publikuara nga JOQ shihet qartë se si policët e godasin me grushta dhe shpulla në kokë të miturin, ndërkohë që ai ulet për t’u mbrojtur. Më pas policët e shoqërojnë deri te makina 15-vjeçarin, i cili thuhet se është arrestuar pas informacioneve që dikush i kishte dhënë policisë për armët që ai mbante.

    VIDEO KETU

    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

    -Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
    -Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
    -Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

    Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

    armë fushe mezes joq pezullon nga detyra 3 efektivë policia tirane Video
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Polici i lënduar ga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm

    July 23, 2026

    Korçë/ Era e fortë riaktivizon vatrën e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës

    July 23, 2026

    Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027

    July 23, 2026

    Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.