Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Fier – Patos në vendin e quajtur “Lapidari i Portezës”.
Sipas burimeve të para mësohet se një automjet tip Alfa Romeo është përplasur me një tjetër automjet tip Toyota Yaris.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit Toyota, e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të normalizuar trafikun i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor.



