Aktualisht një nga banorët e “BBVA4” njëkohësisht dhe aktori i shumënjohur shqiptar, Laert Vasili sot feston 51-vjetorin e lindjes.
Për këtë ditë të veçantë ai ka marrë urime dhe dhurata të shumta nga të tjerët në shtëpinë e famshme të cilët ia kanë bërë këtë ditë akoma dhe më të veçantë.
Por kush është Laert Vasili?
Vasili është aktor, regjisor, përkthyes, dramaturg dhe producent shqiptar. Ai lindi në Delvinë, Sarandë. Në vitin 1993, nisi studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë, por që në vitin 1994, u largua në Greqi bashkë me familjen. Po në këtë vit, ai u regjistrua në Akademinë e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë. Vasili doli i dyti nga 750 aplikantë. U diplomua në vitin 1997.
Ai u nominua për çmimin Dimitris Horn për “Aktori më i mirë i ri” në 2001.
Shtypi grek e ka përfshirë Vasilin në listën e njerëzve të vitit 2008, botuar nga gazeta “Elefterotipia”. Ai ka karrierë të gjatë në filma televizivë dhe në teatër. Shfaqja “Emigrantët”, i dha çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik, 2005, ndërsa “Një në dhjetë” u vlerësua me “Mess Future Prize” në një tjetër Festival Ndërkombëtar të Sarajevës. Filmi “Mirupafshim” e vendosi përkrah Margarita Xhepës.


