Aktori Laert Vasili ka rrëfyer në BBVA detaje rreth fëmijërisë së tij dhe fillimit të karrierës. Ai ka zbuluar se para se të dilte në premierë herën e parë, arsyeja më shumë ishte se i kishte mungesat e justifikuara në gjimnaz dhe kishte shumë sukses me femrat.
Gjatë kohës që jetonte në Sarandë ai zbuloi se kur qëndronte me një fqinje, vetëm sepse ishin parë së bashku, daja e tij është nisur për ta fejuar.
“Erdha në Tiranë tek gjyshja, një javë, që mos të më fejonin…”
Gerta e ka ngacmuar që njerëzit dëshirojnë ta shikojnë çift, cili është plani i Laertit, diçka që ai e ka kthyer me humor:
“Do të luaj tek a’ çift”
Ai ka shpjeguar se sa periudhë e vështirë ka qenë për t’u shoqëruar me një femër në marrëdhënie miqësore, sa një herë i kanë drejtuar thikën pasi qëndronte me një shoqe që kishte në universitet.


