Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    La të vd*kur në mes të rrugës të moshuarin/ Djali i dekanit Gasper Kokaj: Nuk vura re diçka të dyshimtë dhe u largova

    August 19, 2024
    La të vd*kur në mes të rrugës të moshuarin/Djali i dekanit Gasper Kokaj: Nuk vura re diçka të dyshimtë dhe u largova

    Është dënuar me 3 vite burgim Kristjan Kokaj, djali i Dekanit të Fakultetit Juridik në Shkodër, Gasper Kokaj.

    Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor dhe i dha dënimin me 3 vite burgim për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qakullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

    Por dënimi me burg mësohet se është pezulluar, duke e kaluar vuajtjen e dënimin në periudhë shërbimi prove, me kusht që Kukaj të mos kryejë ndonjë vepër penale.

    Sipas dosjes hetimore të kësaj çështjeje mësohet se ka mbetur 69-vjeçari Martin Pjetri nga fshati Troshan i Shkodrës.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 nëntor 2023 rreth orës 20:40,në vendin e quajtur “Freskia”. Pas aksidentit me vdekje, Kristjan Kokajështë larguar nga vendngjarja, duke braktisur automjetin tip “Peuget” në ambientet e një karburanti që ndodhet në rrugën Koplik-Hani i Hotit.

    Makina me të cilën u godit për vdekje Martin Pjetri, është identifikuar dhe lokalizuar nga këqyerja e një seri pamjesh filmike të sekuestruara nga policia e Shkodrës.

    Sipas burimeve u konstatua se makina ka pasur një pjesë të kofanos të shtrembëruar dhe xhamin e parë të thyer. Me zbulimin e makinës është arritur të zbulohet dhe pronari Kristjan Kokaj, i cili më pas është vënë në pranga.

    Gjatë dëshmisë së tij, djali i dekanit të fakultetit Juridik në Shkodër, Kristjan Kokaj, ka deklaruar se ditën e ngjarjes në mbrëmje po kthehej nga zona e Velipojës në drejtim të Shkodrës.

    Kokaj më tej tregon se ka ulur shpejtësinë e makinës, por nuk ka ndaluar plotësisht pasi sipas tij ka vërejtur nga pasqyrat e mjetit dhe nuk ka parë gjë të dyshimtë duke vijuar rrugën në drejtim të karburantit të xhaxhait të tij, Eduart Kokaj.

    Nga ambientet e këtij karburanti, Kokaj me një mjet tjetër është larguar në drejtim të Shtëpisë në Shkodër.

    Por pavarësisht nga ky deklarim Kokaj është arrestuar nga policia dhe më pas ndaj tij është vendosur masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

     

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.