Zbulohet destinacioni i radhës ku është nisur me pushime Kiara Tito.
Moderatorja ka postuar në Instagram foto nga resorti ku ka arritur në Belek.

Mesa duket Kiara është rikthyer me përshtypjet më të mira për pushime në Turqi.
Kiara Tito e ka konfirmuar vetë pak kohë më parë në rrjetet sociale se ajo do të rikthehet në ekran sezonin e ri televiziv.
Por këtë të premte, Bledi Mane ka zbuluar se do të jetë Kiara ajo që do të moderojë emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” krah Elvis Naçit në Top Channel.


