Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    La Repubblica: Shqipëria mbyll TikTok, një bllokim i ndryshëm nga të gjithë të tjerët

    January 4, 2025
    Rama vendosi mbylljen e "TikTok"/ Gazetari zbulon të pathënat: Kina as nuk ia ka idenë

    Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo për shkak të kohëzgjatjes (e menjëhershme) apo për efektet (zbatimi për të gjithë, pa përjashtim), por për motivet.

    Qeveria e Tiranës ndaloi përdorimin e këtij rrjeti social në nivel kombëtar për një vit të tërë, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ka mbi shëndetin mendor të të rinjve, veçanërisht adoleshentëve.

    “Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet ajo. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po marrin peng fëmijët tanë,” deklaroi kryeministri Edi Rama.

    Vrasja e 14 vjeçarit ka zanafillën tek rrjetet sociale

    Gjithçka filloi nga një ngjarje tragjike. Më 20 nëntor, një 14-vjeçar nga Tirana u vra me thikë nga një moshatar i tij. Fillimisht ata ishin sfiduar në rrjete sociale me video, ndërsa ndjekësit e tyre i kishin nxitur të vepronin. Reagimet dhe inkurajimet digjitale e transformuan dhunën në një akt fizik, duke rezultuar në një vrasje me 24 goditje me thikë. Ngjarja tronditi opinionin publik shqiptar, jo vetëm për shkak të dhunës së pashembullt, por edhe për shkak të nxitjes së saj nga të rinj që krijuan kushte për këtë tragjedi.

    Më 25 dhjetor, një muaj pas ngjarjes, kryeministri Rama miratoi ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në Shqipëri për një vit. TikTok kundërshtoi vendimin, duke thënë se nuk ka prova që lidhin vrasjen me përdorimin e platformës.

    Kritika dhe akuza për censurë politike

    Edi Rama, kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, u përball me kritika nga opozita dhe figura të tjera politike. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Demokratike e quajtën këtë ndalim “censurë politike”, duke pretenduar se TikTok përdoret gjithashtu për fushata politike. Arlind Qori, kryetar i partisë Bashkë, , parti e lindur në të majtë në 2022 gjithashtu kritikoi masën, duke theksuar ndikimet negative ekonomike që mund të ketë për bizneset e vogla që përdorin platformën për marketing.

    Ndërkohë po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produkte.

    Rama nuk kthehet më pas.

    Pavarësisht kritikave nga mediat ndërkombëtare, përfshirë ato perëndimore dhe ruse, Rama qëndron i vendosur. Ndryshe nga vendet si SHBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat kanë ndaluar TikTok vetëm për zyrtarët shtetërorë, Shqipëria ka marrë këtë hap për të parandaluar përhapjen e dhunës dhe ndikimeve negative kulturore.

    Gjithsej sot janë rreth 20 shtete që e kanë ndaluar. India hodhi hapin në vitin 2020, nga frika e ndërhyrjeve të mundshme kineze në jetën politike kombëtare. Kombe të tjera pasuan. Nepali. Australia. Kanadaja. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e personave që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar./La Repubblica

    la repubblica mbyllja e tik tok mediat italiane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, publikohen kriteret për kandidatët

    April 29, 2026

    Bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit ndërmjet AKEP dhe AEK

    April 29, 2026

    Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia zbardh detajet

    April 29, 2026

    Ra në det nga gurët dhe rrezikoi mbytjen, shpëtohet 16-vjeçari në Shëngjin

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.