TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë, pas një ndërprerjeje dy mujore pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 Maj, në orën 12:00. Bëhet me dije se vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 Korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja. Ndërkohë, mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit./Radar.al



