Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kushtetuesja në krah të gazetarit Qyno, rrëzon vendimet për sekuestrimin e kompjuterit

    April 22, 2025

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e gazetarit Elton Qyno, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore që kishin lejuar sekuestrimin e të dhënave të tij kompjuterike. Sipas vendimit të Kushtetueses, këto masa përbënin një ndërhyrje disproporcionale në lirinë e shprehjes, të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Në vendimin e saj, Gjykata thekson se e drejta e gazetarëve për të mos zbuluar burimet nuk është një privilegj personal, por një garanci thelbësore e lirisë së medias dhe e të drejtës së publikut për t’u informuar. Zbulimi i burimeve mund të urdhërohet vetëm në prani të një baze të qartë ligjore dhe të një interesi publik mbizotërues.

    Gjykata vlerësoi se gjykatat e zakonshme nuk kishin arsyetuar se përse ishte e domosdoshme identifikimi i burimeve të gazetarit dhe përse nuk mund të përdorej ndonjë mjet tjetër alternativ. Po ashtu, mungonte argumentimi i nevojës për urgjencë në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike.

    Për këto arsye, Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023, si edhe të gjitha vendimet e gjykatave më të larta që e kishin lënë atë në fuqi. U pranua gjithashtu kërkesa për asgjësimin e të gjitha të dhënave të sekuestruara.

    Në njoftimin zyrtar thuhet se Gjykata analizoi në detaje ndërhyrjen në lirinë e shprehjes të gazetarit, duke theksuar se liria e shtypit përfshin të drejtën për të ruajtur anonimatin e burimeve. U përdor edhe testi i proporcionalitetit sipas nenit 17 të Kushtetutës, ku rezultoi se ndërhyrja, ndonëse e mbështetur në ligj dhe e lidhur me një interes publik, nuk ishte e nevojshme dhe proporcionale, sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Në lidhje me pretendimet për cenim të jetës private apo të lirisë personale, Gjykata Kushtetuese nuk i shqyrtoi, pasi kërkuesi nuk kishte ndjekur të gjitha mjetet juridike për këto çështje specifike.

    Elton Qyno gazetari kompjuteri media
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    July 21, 2026

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    July 21, 2026

    Shqipëria i bashkohet nismës “Best Tourism Villages 2026” të Organizatës Botërore të Turizmit

    July 21, 2026

    Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, ligji zbatohet njësoj për të gjithë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.