Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, disa automjete përplasen pranë Maminasit

    Albatros Rexhaj/ Këta nuk duan reformë. Këta duan pushtet

    Parkimet e “lacave” me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S’ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kush është zyrtari që informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër-arresti nga Gjermania?

    June 28, 2026
    Kush është zyrtari që informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër-arresti nga Gjermania?

    Një grup kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptarë është goditur të martën e 16 qershorit nga Prokuroria e Posaçme dhe personat për të cilët është lëshuar urdhërarrest, akuzohen për trafikimin e të paktën 50 ton kokainë përgjatë viteve 2019-2021 dhe paratë i kanë pastruar në kulla, hotele e vila. Ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë, mes urdhër arresteve është edhe një për Armando Pacanin.

    Mirëpo ajo që është shqetësuese, e gati gati alarmante është fakti që ky i fundit jo vetëm u njoftua paraprakisht se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjermania, por mori edhe fotografi të dokumenteve zyrtare që vërtetonin këtë fakt.  Por SPAK ende nuk ka mundur të identifikojë atë person i cili nxori këto dokumente konfidenciale prej institucioneve shtetërore.  Pyetja që ngrihet ende pas gati dy javësh nga lëshimi i urdhër-arresteve është: Kush ka qenë personi i cili kishte akses në dokumentet sekrete të Interpolit dhe Ministrisë së Drejtësisë? Kjo është ende mister. 

    Sipas VNA.al, në dosjen e SPAK një person i paidentifikuar i dërgon Pacanit mesazhet në SkyECCme këtë përmbajtje: “Ktu kam vetëm shkresën me vete, se ishin gjermanisht, do përkthejnë ata”, “kjo që kam, është shkresë që tregon nr e vendimit të gjermanisë dhe datat e tjera”. Pacani i shkruan: “për ca janë data”. Më tej personi tjetër i dërgon foton e një shkrese, nga përmbajtja e së cilës rezulton se urdhër-arresti ka numrin 703 Gs 255/20 dhe shihet vetëm pjesa 4.02.2022, e cila është data e urdhrit. SPAK ka kryer verefkime për urdhrin e arrestit, nëse i përket shtetasit Armando Pacanit, të cilit i janë dërguar foto të dokumentit përmes Sky ECC.

    Më pas presoni tjetër i shkruan Pacanit: “Vlla se lart janë të dhënat, emri ditëlindja…”. Më pas i nis një shkresë të ministrisë së Drejtësisë. Pasi i dërgon foton i shkruan: “Të kanë shkruajtur dhe me nji emër tjetër motërq…”

    “Nga shqyrtimi i dokumentit “Red Notice” lëshuar nga interpol ËËiesnaden/ Gjermani rezulton se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Gjykata e Dormundit Gjermani me nr numrin 703 Gs 255/20 datë 4.02.2022”, theksohet në dosjen e SPAK.

    Kujtojmë se Armando Pacani, është kreu i një prej grupimeve kriminale i cili furnizohej me kokainë nga Salvatore Shpërim Aliu. Ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë dhe personat e akuzuar, trafikantë dhe “biznesmenë” që u kanë pastruar paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale me vila, kulla banimi dhe hotele, janë: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, ?Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi allias Eldi Dizdari, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, ?Dritan Gjika, Shpëtim Aliu. 

    Armando Pacani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, disa automjete përplasen pranë Maminasit

    June 28, 2026

    Albatros Rexhaj/ Këta nuk duan reformë. Këta duan pushtet

    June 28, 2026

    Parkimet e “lacave” me makina luksoze, paralajmërimi i Lamallarit: S’ka rëndësi mbiemri, pozicioni apo makina që drejtoni

    June 28, 2026

    Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.