Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Xabi Alonso e kërkon me çdo kusht, Sunderland refuzon ofertën e parë për Granit Xhakën

    Bëri diss me Ramën: Kush është personazhi që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar

    Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

    June 28, 2026
    Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë më shumë mundësi punësimi po bëhet gjithnjë edhe më I dukshëm. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thekson se vetë maturantët po orjentohen nga të dhënat mbi punësimin dhe ecurinë e viteve të mëparshme, për të zgjedhur degë me mundësi të mira. “Në fund të fundit pritet që këta maturantë të formohen me njohuri që kërkon tregu i punës, për të mundësuar punëismin e shpejtë të tyre. Maurantët, që në momentin që fillojnë të hulumtojnë në programin U – Albania, riorjentohen edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe si ka qenë ecuria në vitet e kaluara, për të patur mundësi të orjentohen drejt degëve të cilat përthithen më shpejt nga tregu”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar. Referuar viteve të fundit, interesi më i madh po shfaqet për degët e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe shkencave mjekësore. Ndërkohë degët tradicionale si ekonomiku, juridiku dhe fusha të tjera të shkencave ssociale vijojnë të zgjidhen, megjithëse nuk shënojnë të njëjtin interes. “Gjenerata e re është orjentuar drejt TIK, inxhinieri e degë teknike. Është më pak e orjentuar në degë klasike, jo se kanë humbur vëmendjen e tyre sepse tregu do ketë nevoja për degë klasike si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera, por deri diku ka rënë interesi i viteve të para të demokracisë. Gjuhët e huaja gjithashtu më pak, pasi maturantët po mësojnë që në gjimnaz dhe bëhet pjesë integrale e studimeve të tyre. Degë që kërkohen nga tregu vendas janë: teknologji, inxhinieri por edhe shkencat mjekësore dhe infermeri,. Kjo qoftë në tregun vendas, qoftë nga kkërkesa të tregut europian”, shtoi Xhelaj. Institucionet e arsimit të lartë, pohon Xhelaj, rishikojnë pothuajse çdo vit programet e studimit, duke i bërë ato më fleksibël dhe më të lidhura me kërkesat e tregut.

    Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë  më shumë mundësi punësimi po bëhet gjithnjë edhe më I dukshëm.

    Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thekson se vetë maturantët po orjentohen nga të dhënat mbi punësimin dhe ecurinë e viteve të mëparshme, për të zgjedhur degë me mundësi të mira.

    “Në fund të fundit pritet që këta maturantë të formohen me njohuri që kërkon tregu i punës, për të mundësuar punëismin e shpejtë të tyre. Maurantët, që në momentin që fillojnë të hulumtojnë në programin U – Albania, riorjentohen edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe si ka qenë ecuria në vitet e kaluara,  për të patur mundësi të orjentohen drejt degëve të cilat përthithen më shpejt nga tregu”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

    Referuar viteve të fundit, interesi më i madh po shfaqet për degët e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe shkencave mjekësore. Ndërkohë degët tradicionale si ekonomiku, juridiku dhe fusha të tjera të shkencave ssociale vijojnë të zgjidhen, megjithëse nuk shënojnë të njëjtin interes.

    “Gjenerata e re është orjentuar drejt TIK, inxhinieri e degë teknike. Është më pak e orjentuar në degë klasike, jo se kanë humbur vëmendjen e tyre sepse tregu do ketë nevoja për degë klasike si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera, por deri diku ka rënë interesi  i viteve të para të demokracisë.  Gjuhët e huaja gjithashtu më pak,  pasi maturantët po mësojnë që në gjimnaz  dhe bëhet pjesë integrale e studimeve të tyre.

    Degë që kërkohen nga tregu vendas janë: teknologji, inxhinieri por edhe shkencat mjekësore dhe  infermeri,. Kjo qoftë në tregun vendas, qoftë nga kkërkesa të tregut europian”, shtoi Xhelaj.

    Institucionet e arsimit të lartë, pohon Xhelaj, rishikojnë pothuajse çdo vit programet e studimit, duke i bërë ato më fleksibël dhe më të lidhura me kërkesat e tregut.

    Preferencat për universitetet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Xabi Alonso e kërkon me çdo kusht, Sunderland refuzon ofertën e parë për Granit Xhakën

    June 28, 2026

    Bëri diss me Ramën: Kush është personazhi që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ 6 gola në 3 ndeshje, Messi rikthehet favorit për Topin e Artë të nëntë

    June 28, 2026

    Aksident zinxhir në autostradën Durrës–Tiranë, disa automjete përplasen pranë Maminasit

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.