Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Kush është biznesmeni Ilir Dedja, ‘mburoja’ financiare e Arben Ahmetajt

    July 15, 2024
    ahmetaj

    Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lëshuar masën e arrestit me burg për biznesmenin me origjinë shqiptare që jeton në Zvicër, Ilir Dedja.

    Ky i fundit ka shërbyer si mburojë financiare për ish-Zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, duke punësuar bashkëshorten e këtij të fundit në biznesin e tij në Zvicër. Përmes pagës së majme që Erjola Hoxhës i është deklaruar nga Dedja, Ahmetaj dhe familja e tij kanë nisur procedurat për kërkimin e azilit në Zvicër.

    KUSH ËSHTË ILIR DEDJA

    Biznesmeni Ilir Dedja, nga një fshat i Kavajës, është njeriu që ka dalë garant për qëndrimin e ish-Zv.kryeministrit në Lugano të Zvicrës. Dedja është një lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe ish-politikanit socialist, i përmendur dhe në aferën e Zimbabve, ku shqiptarët tentuan që të ngrinin një skemë të ngjashme me inceneratorët në Shqipëri.

    Rrugët e Dedjes dhe Mërtirit, kryqëzohen në shtator 2018, kur Dedja bleu kompaninë asokohe me humbje “C.G.C”, që administrohej nga Mërtiri. Por në vitin 2019, Dedja vendosi të kthejë mbrapsht 70 për qind të aksioneve te “ITS” për një vlerë shitjeje prej 600 mijë eurosh.

    ARBEN AHMETAJ, ERJOLA HOXHA DHE ILIR DEDJA
    Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha. Lidhur me këtë situatë në muajin Prill 2023 SPAK i është drejtuar me një kërkesë Letërporosi autoriteve të Konfederatës Zvicerane.

    Në përgjigje të raportit të hetuesit në datën 10 Tetor 2023, tregohet se: “…Erjola Hoxha që prej datës 1 Qershor 2022 është përfituese e një leje L e vlefshme deri më datë 29 Maj 2024 dhe banon në adresën 6963 Pregassona, rruga “Baschina 4” së bashku me vajzën e saj K.Ahmetaj, babai i fëmijës është Arben Ahmetaj. Ajo jeton me të bijën në apartamentin nr. 601 në katin e gjashtë, në rrugën “Boschina 4”.

    Sipas kontratës së qerasë, duhet të paguajë një qira mujore prej 1 750 Franga Zviceriane dhe si garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 2 Shtator 1969…”.

    Arben Ahmetaj, që prej datës 20 Shtator 2023, ka statusin e azilkërkuesit në Zvicër dhe është mbajtës i lejes së qëndrimit të vlefshme deri më 9 Janar 2024, i cili mban të njëjtën adresë me Erjola Hoxha.

    Rezulton se Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit në Zvicër, është punësuar si konsulente pranë shoqërisë “Phronesis Consulting Sagl c/o BBFID SA me adresë në 6900 Lugano, në rrugën Ferruçio Pellin.

    Erjola Hoxha është punësuar në këtë kompani nga biznesmeni Ilir Dedja. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese për periudhën nga 1 Qershor deri më 31 Dhjetor 2022, rezulton se Erjola Hoxha, ka marrë gjithsej 64 456,35 CHF bruto, e cila rezulton 9.208.05 CHF në muaj.

    Hoxha, nuk ka precedentë penalë në Zvicër, nuk zotëron pasuri të paluajtshme, automjete apo dhe leje drejtimi zviceriane. Nga autoritetet zvicerane është hetuar dhe garantuesi, Ilir Dedja si person garantues i përbashkët për banesën e marrë me qira nga Erjola Hoxha në Pregassona.

    Sipas dosjes hetimore, Ilir Dedja, ka lindur në 2 shtator 1969 në Seferaj, në Shqipëri. Është shtetas italian i pajisur me lejen C të vlefshme deri më datë 27 mars 2027, ka mbërritur në Zvicër më datë 28 mars 2017 nga Italia.

    Profesioni i tij, konsulent tregtar pranë “Phronesis Consulting Sagl”, i njëjti punëdhënës i Erjola Hoxhës, gruas së Arben Ahmetaj.

    Që nga 1 mars 2023, Ilir Dedja është me banim në adresën 6828 Balerna në Bulevardin Carlo Pereda 5, ku aktualisht jeton me bashkëshorten e tij Jonida Lloshi.

    Më parë, çifti ka jetuar në komuna të tjera të kantonit Ticino.

    Sipas dosjes hetimore, Ilir Dedja është ortak dhe menaxher me të drejta individuale nënshkrimi për shoqërinë “DRAX Consult Sagl”, regjistruar në regjistrin tregtar më datë 20 mars 2017.

    Të njëjtin funksion ka kryer më parë për shoqërinë “Swiss AX Sagl”. Gjithashtu Dedja është administrator i vetëm dhe zv-president për shoqërinë “3-DDD Swiss Sa”.

    Ndërkohë shoqëria “3-DDD Swiss Sa”, shfaqet në vijim në marrëdhënie me shoqërinë Integrated Energy BV SPV.

    ARBEN AHMETAJ Dedja ERJOLA HOXHA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    December 7, 2025

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    December 7, 2025

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    December 7, 2025

    Ernest Muçi në super formë, realizon dopietë dhe shkëlqen sërish me Trabzonspor

    December 7, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Parashikimi i horoskopit 7 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Çiftet e zodiakut që nuk funksionojnë kurrë, lista e astrologëve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.