Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    “Kush do kaloj i pari”/ Po nisej në një dasmë, qëllohet me plumb në këmbë 43-vjeçari në Shkodër

    August 14, 2024
    "Kush do kaloj i pari"/ Po nisej në një dasmë, qëllohet me plumb në këmbë 43-vjeçari në Shkodër

    SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Njësinë Administrative Postribë të Shkodrës, ku 43-vjeçari, Çel Shabaj po bëhej gati të shkonte në një dasëm, por një plumb në këmbë ndryshoi gjithçka. Mësohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 20:40 të 13 gushtit.

    43-vjeçari i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës me një autoambulancë të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës dhe pas dhënies së ndihmës së shpejtë nga mjekët rezulton jashtë rrezikut për jetën.

    Policia pas kësaj ngjarje ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Kristjan Kakija dhe efektivët sekuestruan edhe armën me të cilën dyshohet se u krye ky krim. Janë shoqëruar sëbashku me autorin edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet me Kristjan Kakinë.

    Çel Shabaj po dilte nga banesa e tij në Postribë dhe në atë moment ka qenë duke ardhur nga Prekali në drejtim të Postribës autori i dyshuar sëbashku me dy shokë të tij. Në atë moment ka nisur një debat mes tyre se kush duhej të kalonte.

    Shtetasi Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43-vjeçarin. Në atë moment kanë ndërhyrë pjesëtarë të tjerë të fisit Shabaj që ndodheshin shumë afër pasi edhe ata po bëheshin gati për të shkuar në dasmë duke u përfshirë në një përleshje fizike mes tyre. Një kushëri i të plagosurit ka arritur që në ato momente t’ia heq armën nga dora autorit të dyshuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pak minuta nga plagosja, policia përmes forcave “Shqiponja” arriti që të arrestojë shtetasin Kristjan Kakija duke sekuestruar edhe armën e dyshuar, tip pistoletë me të cilën mund të ketë kryer plagosjen.

    Ndërkohë policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në Postribë mbrëmjen e 13 gushtit.

    plagoset 43-vjecari shkodër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.